Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin dhe tre personat e tjerë të arrestuar me urdhër të SPAK. Së bashku me ish-drejtorin e policisë, nëburg do të qëndrojnë edhe Dedian Gjoni, Bujar Germizi dhe Bujar Ajeti, deri në përfundim të hetimeve.

 

Ish drejtori i policisë, Erzen Breçani ka mohuar të jetë i përfshirë në ndonjë ngjarje apo veprimtari kriminale. Para togave të zeza, Breçani ka deklaruar se ndodhet sot pas hekurave për veprimet e të birit, të cilin e ka këshilluar të mos merret me veprimtari ilegale. Ndërkohë,djali i tij është shpallur në kërkim për trafik droge.

 

Nga ky operacion u shpallën ne kërkim edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani, si dhe Ervin Mata, Ismail Zeneli etj.

 

Në bashkëpunim ata janë vënë nën akuzë për vepra të rënda kriminale, nga trafikimi ndërkombëtar i drogës përmes grupit të strukturuar kriminal deri te sigurimi i kushteve për të vrarë, të kryera sipas SPAK nga grupi i strukturuar kriminal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re