Atif Dudakoviç dhe 12 ish-anëtarë të tjerë të ish-Korpusit të Pestë të Ushtrisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, që u burgosën si të dyshuar për krime lufte kundër serbëve, janë liruar nga gjykata e Sarajevës.

Nihad Buturoviç, një nga avokatët e të dyshuarve, tha se procesi vazhdon, por gjykata e quajti të panevojshëm masën e arrestit me burg.

Sipas gjykatës, nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzën e ngritur nga Prokuroria e Republika Srbska, por megjithatë ajo pronoi që të vazhdojë procesi deri në fund.

Gjykata vendosi se të dyshuarit nuk duhet të shkelin masat vendosura që të mos flasim për mediat.

Dudakoviç dhe të tjerë u arrestuan të premten në mëngjes, të akuzuar për krime kundër civilëve dhe ushtarëve serbë në vjeshtë të vitit 1995.

Ata akuzohen edhe se kanë vrarë dhe civilë ushtarët që ishin besnikë të Fikret Abdiç, një boshnjak që shpalli aleancë me Millosheviçin.

Presidenti i Republika Srbska, Milorad Dodik i tha Agjencisë SRNA se gjykatat boshnjake kanë vendosur nën presionin e elitës politike dhe fetare të Sarajevës.

Sipas tij, kjo është një tjetër provë se nuk ka besim në gjyqësorin në nivelin e BiH.

Dodik ka standard të ndryshëm vlerësimi për raste të ndryshme. Pasi kur gjykata, edhe ajo ndërkombëtare ka dënuar krerët e paramilitarëve serbë për krime të provuara katërcipërisht, i ka quajtur si të “padrejta”.

Thjesht kreu i serbëve të Bosnjës e shikon një vendim gjykate jo nga prova por nga etnia. 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re