Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 20-vjeçarin Emilio Zema,që aksidentoi me motorr tre ditë më parë turistet nga Nepali,shtetasen S.Th,33-vjeçe. Masa e sigurisë është kryer në ambjentet e Spitalit Rajonal Berat,ku Emiljo Zema është i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve,pas plagëve të marra nga aksidenti.Duke parë dinamikën e aksidentit,ku 20-vjeçari ka rezultuar se ishte duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara,ku turistja ka rezultuar se i ka prerë rrugën motorrit në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës,pa qënë në vijat e bardha dhe duke vlerësuar edhe dëmtimet e marra nga të dyja palët,prokurori Eni Culli i ka kërkuar gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij për vepren penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.Pasi ka dëgjuar organin e akuzës si dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të 20-vjeçarit,gjyqtarja Lumturi Zhupa,ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e shtetasit Emilio Zema dhe ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

NGJARJA.
Aksidenti ndodhi tre ditë më parë në qendër të qytetit,tek Ura Varur.Motorri,me targa BP 293,që drejtohej nga 20-vjeçari Emilio Zema,duke qarkulluar nga Ura e Goricës në drejtim të Urës së Varur,ka goditur një tursite nga Nepali,që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën,e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.Përplasja ka qënë aq e fortë saqë turistja S.Th,33-vjeçe dhe drejtuesi i motorrit,Emilio Zema,20-vjeç,janë përplasur në asfalt,të plagosur rëndë.Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku 20-vjeçari ndodhet ende i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve,ndërkohë që turistja 33-vjeçe S.Th,pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore,është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko