Pas dërgimit të çështjes së grupit Bajri në Shkodër, Gjykata e Shkallës së parë të këtij qyteti ka vendosur masën e sigurisë në një seancë për rikonfirmim për të dyshuarit.

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka vendosur “arrest me burg” për shtetasit Ilir Bajri, Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Sirjan Aliaj dhe Emrah Plaku.

Ndërsa për shtetasen Jonida Murati është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Për mjekun Senad Hallunaj është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, gjithashtu edhe për kryeinfermieren në spitalin e Shkodrës Florine Hoxha dhe financieren Mira Nikaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re