Avokati për ish-kryeministrin e Maqedonisë pretendon se mocioni i Prokurorisë është i pabazuar.

Ish-kryeministri Nikola Gruevski do të gjykohet në mungesë. Kështu u vendos këtë të premte nga Gjykata Themelore në Shkup, me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Ndërsa avokati i Gruevskit, Dmitar Dangov tha se kërkesa e Prokurorisë ishte e pabazuar.

Specialja e drejtuar nga Katica Janeva filloi katër procedime penale kundër Gruevskit pas rënies së tij nga pushteti pranverën e vitit të kaluar, ku si fillim është dënuar me dy vjet burg.

Tashmë ai ndodhet në Hungari ku po kërkon azil politik. proceset ndaj tij i konsideron si politike.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re