“Rregullat arbitrare, Kremlini ka të vetmin qëllim të frikësojë”
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Rusinë për Ligjin për Agjentët e Huaj dhe mënyrën se si është zbatuar ndaj 107 OJQ-ve, mediave dhe individëve të shoqërisë civile.
GJEDNJ vendosi se legjislacioni ekzistues rus “është stigmatizues, mashtrues, arbitrar dhe përdoret në një mënyrë tepër të gjerë dhe të paparashikueshme”.
Qëllimi i Moskës, theksohet, “ishte të ndëshkonte dhe frikësonte në vend që t’i përgjigjej një nevoje të perceptuar për transparencë ose shqetësime legjitime të sigurisë kombëtare”.
Gjykata e Strasburgut vendosi se me ligjin për agjentët e huaj Rusia shkeli të drejtën e lirisë së shprehjes, tubimit dhe organizimit, si dhe atë të respektimit të jetës private, të OJQ-ve, mediave dhe individëve dhe se ata do të duhet të kompensohen me shuma që variojnë nga 5500 deri në 50 mijë euro për dëmet morale të pësuar.
Për sa i përket shkeljes së të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të tubimit dhe organizimit, GJEDNJ thekson se përcaktimi si agjentë i huaj “ka penguar ndjeshëm aktivitetet” e OJQ-ve, mediave dhe individëve, duke arritur deri aty sa “kufizon pjesëmarrjen e tyre në procesi zgjedhor dhe organizimi i ngjarjeve publike”, dhe se kjo pasohej shpesh me vendosjen e sanksioneve, duke filluar nga gjobat e deri te shpërbërja.
Ai gjithashtu thekson se “autoritetet nuk dhanë asnjë provë për të demonstruar se, në 107 rastet e shqyrtuara, subjektet ose individët ishin në të vërtetë nën kontroll të huaj ose që vepronin në interes të një subjekti të huaj”. Në lidhje me cenimin e jetës private, gjyqtarët shprehen se kjo rrjedh nga fakti se etiketimi si agjentë të huaj ka pasur pasoja të rënda në jetën sociale dhe profesionale të aplikantëve dhe në reputacionin e tyre.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re