Unioni Europian i Kontrollorëve të Trafikut Ajror ka reaguar sërish sot në një deklaratë për media pas vendimit për lënien në burg të dy kontrollorëve në Shqipëri.

“Nëse dëshironi të kuptoni se si një qeveri mund të terrorizojë qytetarët e saj, shihni Shqipërinë. Kjo sjellje konsiderohet si “penalizuese për një vend që kërkon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, një komunitet ku përqafohen të drejtat e njeriut”.

Unioni i bën thirrje komunitetit të aviacionit që të ndjekë me vëmendje situatën në Shqipëri. “Kontrollorët e trafikut ajror në Shqipëri e kanë të pamundur të flasin në media pasi ndodhen nën kërcënimin e humbjes së punës së tyre. Kontrollorët e trafikut ajror ndodhen në një stres të madh dhe janë të frikësuar për liritë e tyre”, thuhet në deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re