Gjykata e Tiranës dha masat e arrestit për tetë të arrestuarit në protestën për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Masa e sigurisë “arrest shtëpie” është lënë për Erik Mërtirin dhe vëllanë e tij Endrit Mertiri, me një afat deri në 3 qershor.

Gjithashtu masa e sigurisë “detyrim paraqitje” u la për Kastriot Qeman, Romeo Lilon, Ledion Xhoxhajn, Burim Tafilica, Sokol Ndoja dhe Bojken Abazin

Tetë aktivistët u arrestuan pasditen e së dielës, pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re