Tariq Ramadan, një ndër mendimtarët më të njohur muslimanë në kohës, u lirua me kusht pasi u arrestua nga një gjykatë franceze e qëndroi në paraburgim për gati 10 muaj, me akuzën e sulmit seksual.

Gjykata e Apelit e Parisit lejoi e la të lirë 56-vjeçarin zviceran me origjinë egjiptiane, edhe pse se hetimi ndaj tij do të vazhdojë.

“Ku do të ikja”, tha ai pas seancës, në daljen e tij të parë publike që nga arrestimi në shkurt.

Ramadani, i cili është akuzuar për përdhunim në dy raste të veçanta, ka mohuar gjithçka nga akuza që është bërë.

Një paditëse është një grua me aftësi të kufizuara, që sipas raportimeve në media quhet Christelle, ndërsa e dyta është një aktiviste feminist, Henda Ayari.

“Unë do të qëndroj në Francë dhe do të mbroj nderin dhe pafajësinë time”, u tha ai gjykatësve në përpjekjen e tij të katërt për të siguruar lirinë e tij.

“Unë do të doja që të merret një vendim i bazuar në ndërgjegjen tuaj, e jo sepse emri im është Tariq Ramadan dhe për shkak se unë po demonizohem në këtë vend”, iu drejtua ai gjykatësve.

Avokati i tij, Emmanuel Marsigny i tha Reuters-it se  “lirimi i Ramadan tregon që akuzat ndaj tij ishin gënjeshtra.”

“Unë kurrë nuk kam përdhunuar e as kam dhunuar njeri”, tha Ramadan.

Edhe mbështetësit e tij i kundërshtojnë me vendosmëri akuzat, duke i karakterizuar ato si pjesë të një përpjekjeje për t’ja dëmtuar imazhin.

Tariq Ramadan ishte gjithashtu dhe një profesor në Oxford. Pak vite më parë ai vizitoi dhe Tiranën, ku dha një intervistë për Eni Vasilin.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re