Një gjykatë gjermane ka dënuar një shtetas rus me burgim të përjetshëm për një “vrasje me kontratë shtetërore” të një azilkërkuesi çeçen në vitin 2019.
Gjykata e Lartë e Berlinit vendosi se 56-vjeçari Vadim Nikolaevich Krasikov e kreu vrasjen në Berlin me urdhër të marrë nga “organet shtetërore të qeverisë qendrore ruse”.
Viktima Zelimkhan Khangoshvili ishte një shtetas gjeorgjian i përkatësisë etnike çeçene, i cili luftoi kundër trupave ruse në Çeçeni në fillim të vitet 2000.
Ambasadori rus në Gjermani, Sergej Netschajew, i mohoi akuzat dhe ta se vendimi i gjykatës ishte i “motivuar politikisht”.
Vrasësi i dyshuar u arrestua pranë parkut Tiergarten në Berlin, pasi dëshmitarët e panë atë dhe njoftuan policinë.