Gjykata në Gjermani vendosi që mësueseve të cilave nuk u lejohej të jepnin mësim për shkak të veshjes – shami në kokë – do zhdëmtohen në para.

Vendimi i Gjykatës lokale të Punës në Berlin thotë se mësuesit do të kompensohen me pagë e gjysmë, ose rreth 6,000 euro.

Para këtij vendimi, mësueseve u ndalohej të jepnin mësim në shkollë për shkak të veshjes me shami, por u përcaktua me një vendim gjyqësor që një vendim i tillë do të përbënte një situatë të pafavorshme për një arsimtar vetëm për shkak të besimi fetar.

Por ekziston mundësia e ankesës kundër këtij vendimi përpara Gjykatës Federale të Punës.

Meryem Hashimi, avokatja e një mësueseje, i tha medias gjermane se në fund ajo mund të përfundojë gjithë çështjen para Gjykatës Kushtetuese nëse do të ketë proces në Apel.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re