Disa familje në fshatin Adriatim të Kurbinit mbartin problemin e rrugës së tyre. Një banor bllokon me inerte rrugën e lagjes, ndonëse ai ka fituar me vendim gjyqësor, banorët jane te pajisur me çertifikatë pronësie për tokat dhe ankohen se janë të izoluar si pasojë e veprimeve të personit tjetër.
Rrruga është bllokuar prej disa kohësh me inerte dhe mendohet se kjo është diçka e qëllimshme dhe për pasojë, konflikti mes banorëve dhe personit tjetër që ka bllokuar rrugën mund të rëndohet.

Sipas banorëve, bashkia Kurbin dhe policia lokale ka dijeni për çështjen por nuk mund të ndërhyjnë pasi kjo çështje kërkon zgjidhje nga institucione të tjera. Ata shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj vendimit të gjykatës që i izolon ata në pronat e tyre.

“Problemi qëndron se një person bllokon rrugën me inerte. Ne i kërkojmë bashkisë, zotit kryeministër që të na hapi rrugën se nuk kemi si të çojmë fëmijët në shkollë”- u shpreh njëra nga banoret e fshatit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re