Dëbimi i menjëhershëm u vendos për një shqiptar 32-vjeçar, i gjetur në gjatë qarkullimit në anët e autostradës 36 në Nibionno. Kjo u konstatua gjatë një kontrolli nga agjentët e Policisë Rrugore Monza.

Denis B kishte një dekret dëbimi nga Italia nga prefekti i Komos nga 5 nëntori 2018, me këtë rast u arrestua, pasi nuk i tregoi lejen e qëndrimit karabinierëve. Më pas në vitin 2019, ai ishte zbuluar nga policia dhe ishte dërguar në kufi për dëbim.

Ditët e fundit ai u ndalua nga agjentët e Policisë Rrugore në Brianza në Nibionno dhe pasi nuk kishte paraqitur lejen, u konstatua se ai duhej të ishte në Shqipëri dhe jo në Ital.

Ai u dënua me 8 muaj nga gjyqtarja Nora Lisa Passoni. Akuza u ngrit sipas mediave italiane, nga prokurori Pietro Bassi. Shqiptari u shoqërua në komisariat në Lecco dhe më pas u dërgua menjëherë në Malpensa për dëbim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re