Gjykata ushtarake izraelite vendosi të lirojë me kusht 16 vjeçarin Fevzi el-Xhunejdi, emri simbol i rezistencës së Kudsit.
Gjykata ushtarake Ofer në perëndim të qytetit Ramallah në Bregun e pushtuar Perëndimor ka vendosur lirimin me kusht dhe garanci prej rreth 2.500 euro për palestinezin Xhunejdi dhe gjykimin e tij në liri.
Ferah Debajise avokati i Xhunejdit në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se Gjykata ushtrake Ofer ka vendosur të pranojë lirimin me kusht të klientit të tij i cili mbahet që prej 21 ditësh në paraburgim dhe ka refuzuar ankesën e Prokurorisë e cila kërkonte zgjatjen e afatit të paraburgimit.
Gjithashtu Debajise ka vënë në dukje se Xhunejdi do të dalë sërish para gjykatës më 14 janar 2018.
Palestinezi Xhunejdi u arrestua duke u mbajtur me sy të lidhur nga një numër i madh ushtarësh izraelitë më 7 dhjetor në qytetin El-Halil në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Pamjet nga arrestimi i tij shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale.
Gjykata Ofer, të dielën e kaluar pranoi vendimin për lirimin me kusht të Xhunejdit, por Prokuroria e hodhi poshtë këtë vendim./AA/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re