Burgim të përjetshëm për Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi.

Vendimi u dha sot nga Gjykata Penale e Shkupit.

Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Dy nga të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ali Demiri dhe Afrim Ismailoviq, janë dënuar në mungesë, ndërsa prokurorja e rastit Fatime Fetai tha se të njëjtit ndodhen në Kosovë, prej nga edhe duhet të ekstradohen për vuajtjen e dënimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re