Skip to content

GJYKATA JEP VENDIMIN, “BURGIM TË PËRJETSHËM” PËR LUAN MARËN (VRAU NIPIN, KUNATËN SHTATZËNË DHE VËLLAIN)

007aad8ddbb2b60b1ca8c038ec60f43d L

Gjykata e Beratit jep masën “Burgim të përjetshëm” pas 12 vitesh për Luan Marën. Ky i fundit akzuzohet për masakrën e njohur të “Kozares” në vitin 2006.

Luan Mara akuzohet se ka vrarë vëllain e tij Shpëtim Mara, gruan shtatzënë dhe djalin 2-vjeçar, të cilët u gjetën pa jetë në banesën e tyre më 10 shkurt të vitit 2006, në fshatin Kozarë.

Shkak i këtij konflikti ishin dyshimet e Shpëtim Marës për një marrëdhënie intime mes të vëllait dhe gruas së tij, gjatë kohës që viktima ishte emigrant në Greqi.