Gjykata ka vendosur masën e árrestit me burg për të katër personat e árrestuar për ábuzimin e 15 vjeçares në zonën e Babrrusë në Tiranë. Burime bëjnë me dije për Fax News se asnjë prej autorëve nuk ka folur në Gjykatë, ndërsa avokatët kanë kërkuar masë më të butë ndaj klientëve të tyre.

Psikologët kanë kërkuar mbrojtje, ndërkohë që nuk është shfaqur asnjë video në gjykatë nga ana e prokurorisë si provë kundër tyre, me të cilën të dyshuarit pretendohet se shantazhonin të renë.

Pòlicia e Tiranës ka patur informacione prej shumë kohësh për ábuzim me të mitur nga ana e Abaz Dogut, dhe është shoqëruar disa herë, por nuk ka patur asnjëherë asnjë kallëzim për të dhe kanë munguar provat. Vetëm në ditët e fundit është arritur të dokumentohet ngjarja dhe të bëhej árrestimi.

Doku dhe të rinjtë e tjerë ákuzohen për veprat penale “Marrëdhënie sèksuale ose homosèksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie sèksuale ose homosèksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në kr.im” dhe “Vepra të tu.rpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim. (E.K/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re