Telashet nuk kanë të sosur për Kastriot Ismailaj administrator i kompanisë DIA, për mbledhjen e borxheve të CEZ-it.Gjykata e Tiranës ka rrezuar kërkesën e prokurorisë për pushim të hetimeve për veprën penale të “Falsifikimit të Dokumentave dhe vendosi që ta kthejë dosjen për hetime të mëtejshme.

Gjykata e ka argumentuar vendimin në disa pika ku thuhet se qëndrimi i prokurorit nuk përputhet me aktet hetimore të paraqitura në kërkesën për gjykim. Çështja është regjistruar për veprën penale të falsifikimit të kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin.

Kodi Penal parashikon se afatet hetimore për këtë vepër janë deri në 10 vite burg.  Gjykata ngre dyshime edhe për kryerje të veprave të tjera penale nga Ismailaj, që sipas Ardiana Berës janë kryer nga personat që kanë përfituar nga falsifikimi i këtyre dokumetave.

Togat e zeza vlerësojnë se nuk është kryer asnjë veprim hetimor, gjatë këtyre dy viteve të hetimeve paraprake.  Në përfundim gjykata ka vlerësuar se duhet të kryhen një sërë veprimesh hetimore. Ajo kërkon që Kastriot Ismailaj të hetohet edhe për 3 akuza të tjera si “Mashtrim me pasoja të rënda të kryer në bashkpunim”, “Pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsion pasiv të pesonave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu gjykata kërkon që Prokuroria të marrë në pyetje përfaqësues të KESH që kanë marrë pjesë në mbledhjet për përcaktimin e çmimit të energjisë në vitin 2010. Prokurori Sajmir Hysi kishte kërkuar pushim të çështjes për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, me pretendimin se kanë kaluar afatet e parashtirmit të ndjekjes penale dhe se nuk ka prova të mjaftueshme, për të faktuar akuzën.

Për këtë arsye prokurori do të bëje ankim të vendimit të gjyqtares së seancës paraprake. Ndërsa avokati i Kastriot Ismailajt Arbër Hoxha shprehet se vendimi i Gjykatës është i pabazuar në ligj dhe në prova, e për këtë arsye do të bëje ankimin në gjykatën e Apelit.

Biznesmeni Ismailaj po vuan dënimin me 11 vite burg. Gjatë kohës kur ishte nën hetim Kastriot Ismailaj u akuzua së në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, gati 6.5 milionë dollarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re