Gjykata Kushtetuese në Spanjë anuloi vendimin e Parlamentit të Katalonjës më 27 tetor, për shpalljen e njëanshme të pavarësisë.
Gjykata Kushtetuese e cila më 31 tetor pranoi kundërshtimin e qeverisë qendrore të Spanjës dhe pezulloi në mënyrë automatike vendimin e Katalonjës për pavarësi, duke vepruar në mënyrë shumë më të shpejtë se deri më tani, vetëm për 8 ditë mori vendimin përfundimtar.
Me vendimin e marrë njëzëri në Gjykatën Kushtetuese, u anulua vendimi i Katalonjës për pavarësi të njëanshme.
Gjykata Kushtetuese vendimin për kundërshtimin e statusit të ri të autonomisë së Katalonjës i cili ishte miratuar në vitin 2006 në Parlamentin e Spanjës dhe në referendumin e zhvilluar në Katalonjë, ka marrë 4 vite më pas dhe në vitin 2010 anuloi statusin e ri me arsye se 14 pika të saj janë në kundërshtim me kushtetutën.
Reagimet ndaj këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese shihen si fillimi i iniciativave për pavarësi në Katalonjë.
Kryetari dhe zv/kryetarët e Parlamentit të Katalonjës do të dëshmojnë në Gjykatë
Gjykata po ashtu duke e marrë në konsideratë kërkesën e qeverisë qendrore të Spanjës, njoftoi se ka ngritur padi ndaj kryetares Carme Forcadell dhe dy zv/kryetarëve të Parlamentit të Katalonjës, me arsye se ka kundërshtuar vendimin e marrë nga gjykata.
Në anën tjetër, në kuadër të padisë së parashtruar nga Kryeprokurori i shtetit të Spanjës, ish kryetarja e Parlamentit të Katalonjës, Forcadell dhe pesë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv, të cilët akuzohen me “rebelim kundër shtetit, kryengritje dhe keqpërdorim të financave publike” nesër do të dëshmojnë në Gjykatën e Lartë të Madridit.
Prokuroria ashtu si ndaj ish-anëtarëve të Qeverisë Autonome të Katalonjës, kërkon burgimin e ish kryetares Forcadell.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re