Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishin paraditen e sotme (30 qershor) në Gjykatën Kushtetuese. Takimi vjen pak kohë para mbledhjes së thirrur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shprehu respektin e saj për Kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Vitore Tushen, dhe për gjyqtarët e prokurorët që kanë kaluar vettingun.

Kim thekson se është koha që të ngrihen intitucionet dhe të tregohet pavarësi dhe integritet.

”Respekt ndaj gjykatësit Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi. SHBA mbështet fuqimisht atë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kanë kaluar vettingun. Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet”, shkruan Kim.

Edhe ambasadori Soreca ka lëshuar një apel të fortë në lidhje me nevojën për plotësimin e vakancës së Gjykatës Kushtetuese.
“Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE dhe për demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri Roli i KED-së për të ecur me shpejtësi në proces është i rëndësishëm. Ne presim vlerësim të shpejtë dhe renditjen e kandidatëve për tre vendet e lira të KP. Opinioni i Komisionit të Venecias është mundësia për të rënë dakord se si të ecim përpara në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e GJK-së i cili është i vetmi institucion që mund të interpretojë Kushtetutën dhe rregullin mbi konfliktet kushtetuese. Fryma e reformës në drejtësi ka të bëjë me vetëqeverisjen dhe pavarësinë.

KED është krijuar për këtë qëllim dhe renditja dhe vlerësimi i kandidatëve duhet të jetë profesional dhe i pavarur. Roli i KED-së 2020 është të konsolidojë institucionin dhe praktikat e tij dhe të sigurojë që publiku të ketë besim të plotë në proces dhe vendimet e tij. Bashkimi Evropian qëndron në krah të Shqipërisë dhe të ardhmen e saj si anëtare e Bashkimit Evropian’, shkruan Soreca.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re