Gjykata Kushtetuese vendosi t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të kërkuar opinion për zgjedhjet lokale dhe vendos të pezullojë shqyrtimin kushtetues.

Palët në çështje kanë të drejtë të paraqesin nga një pyetje për Komisionin e Venecias.

Më pas Gjykata Kushtuese do i drejtohet Komisionit  të Venecias me pyetjen e saj dhe pyetjen e palëve për të marrë përgjigjet dhe argumentet e Venecias.

Kujtojmë se Voltana Ademi çoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019, duke kërkuar që të shpallet pavlefshmëria e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko