Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë po shkon drejt plotësimit të kuorumit të saj. Mësohet se KED ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve për tre anëtarë të rinj të saj. Gjatë javës së sotme dhe asaj të ardhshme pritet që të zgjidhen tre anëtarët e rinj të saj.

Në këtë gjykatë, më e larta e hierarkisë gjyqësore në vend janë pezull rreth 120 dosje. Por pa dyshim më kryesorja mbetet ajo e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Vendimi i Gjykatës kushtetuese do të përcaktojë edhe marrëdhëniet e mëtejshme mes maxhorancës socialiste dhe presidentit të vendit Ilir Meta. Pak më shumë se një vit më parë ato u acaruan dukshëm pasi zoti Meta anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, për shkak të bojkotit të opozitës dhe dekretoi një datë tjetër zgjedhjesh.

Pavarësisht këtyre dekreteve, socialistët mbajtën zgjedhjet, të cilat ndonëse ishin të pajustifikueshme, më shumë ishin votime dhe ata fituan gati 100 për qind të bashkive. Sjellja e zotit Meta çoi edhe në nisjen e një procesi të shkarkimit të tij, i cili u implikua më tej edhe me disa zhvillime të Reformës në Drejtësi.

Presidenti akuzoi maxhorancën dhe personalisht kryeministrin Rama se po përpiqej të vinte nën kontroll drejtësinë shqiptare. Por ata e akuzuan presidentin se ai po mundohej të vononte Reformën në Drejtësinë shqiptare, reformë e ideuar dhe kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re