Gjykata Kushtetuese e Italisë ka refuzuar kërkesën për referendum kombëtar për eutanazinë.
Kërkesa për shpalljen e referendumit u dërgua pasi u mblodhën më shumë se 1 milion nënshkrime me iniciativën e organizatave joqeveritare që avokojnë për eutanazinë dhe vetëvrasjen e asistuar në vend, për heqjen e dënimeve për ndihmë të atyre që kërkojnë të drejtën për të vdekur.
Komiteti Gjyqësor i Gjykatës Kushtetuese italiane, megjithatë, hodhi poshtë kërkesën për një referendum kombëtar për eutanazinë.
Në deklaratë thuhej se Gjykata Kushtetuese ka vendosur se heqja e dënimeve për ata që eutanizuan një person me pëlqimin e tyre ishte e papranueshme, duke argumentuar se kjo do të “shkelte standardet minimale kushtetuese që mbrojnë jetën njerëzore të personave të dobët dhe të cenueshëm”.
Marco Cappato, i shoqatës “Luca Coscioni”, një organizatë qytetare që mbron të drejtën për të vdekur, tha se ky ishte një lajm i keq për anëtarët e organizatës.
“Ky është një lajm i keq për ata që vuajnë dhe ata që do të vuajnë edhe më gjatë. Lajm i keq për demokracinë. Ne do të vazhdojmë me mjete të tjera të luftojmë për eutanazinë”, tha Cappato.