Juristja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja në një prononcim për mediat tha se Gjykata Kushtetuese pranoi dy prej tre kërkesave të parashtruara nga ata.

Teksa e cilësoi si një fitore të momentit, Kalaja tha se është kërkuar që në seancë të paraqitet edhe një ekspert për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ku do të vërtetohet sipas saj se teatri Kombëtar ka qenë një vepër arti.

“Ne parashtruam disa kërkesa paraprake. Nga këto kërkesa dy nga tre u pranuan.

Kjo është fitore e momentin. Sot e çmojmë se nisi çështja në Gjykatën Kushtetuese. Ato që kemi kërkuar ne, mënyrën se si e kemi ngritur çështjen në Kushtetuese, do ta detyrojmë që të jetë pro teatrit. Kërkuam marrjen e provave që daton që në 1937 që kanë të bëjmë me blerjen e votës.

Ne kemi parashtruar në kërkesat paraprake se jo vetëm që jemi bashkuar me palën e presidentit, si palë e trete, po kemi kërkuar përveç dëshmitarëve pe të na lënë të paraqesim ekspertë. Eksperti do të jetë në fushën e trashëgimisë kulturore, një ekspert që ka dijeni të posaçme.

Ngërçi është se palët e interesuara, duke nisur nga Kuvendi, Kryeministria, ministria e Kulturës dhe asaj të Financave dhe bashkia Tiranë sjellin argumentin se Teatri nuk ka qenë monument kulture.

Ne do të vërtetojmë se teatri jo vetëm që ka qenë pjesë e zonës historike, monument kulture, por heqja është bërë për t’ju hapur rrugë prishjes së Teatrit.”, tha Kalaja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re