Pas zbardhjes së vendimit ndaj Emiljano Shullazit që e quajti të antikushtetues, izolimin e tij në regjimin e posaçëm, avokati mbrojtës i tij pritet që të kërkoj rishikim të këtij vendimi.

Avokati mbrojtës i Shullazit, Vladimir Meçi do bëjë rishikim të vendimit pasi sipas tij gjykata kushtetuese nuk ka dhenë një zgjidhje, por vetëm sa ka konstatuar cenimin e procesit të rregullt ligjor, sikur te ishte gjykate Strasburgu.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Emiljano Shullazit i është cënuar e drejta për proces të rregullt ligjor, por pavarësisht këtij vendimi Shullazi nuk del nga “41 biss”, pasi ndaj tij rëndon një tjetër vendim për izolimin e tij.

Ndërsa gjykata kushtetuese ka shqyrtuar vendimin dhe kërkkesën e parë të ish ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, ku ka konstatuar edhe shkeljet.

Gjykata Kushtetuese vendos PRO Emiljano Shullazit

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re