Skip to content

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë plenare kërkesën e AGSH-së kundër rregullores së GJKKO-së

900 0 1753981687x1000 0 gjykata kushtetuese sd 230

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), që kundërshton rregulloren e brendshme të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Kërkesa e AGSH-së synon shfuqizimin e dispozitave të rregullores që lidhen me punën e gazetarëve dhe mediave në ambientet e Gjykatës së Posaçme, të cilat Asociacioni i konsideron kufizuese për lirinë e medias dhe të drejtën e informimit.

AGSH kishte depozituar në shtator kërkesën në Kushtetuese, duke kërkuar fillimisht pezullimin dhe më pas shfuqizimin e dispozitave që, sipas saj, cenojnë lirinë e medias, publicitetin e proceseve gjyqësore dhe të drejtën e publikut për informim.