Benda 30 ditësh, Gjykata Kushtetuese do të ketë dy anëtarë të rinj. Këtë të martë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i përcolli Presidentit të Republikës listat me renditjen e 6 kandidatëve për dy vende vakante në Kushtetuese.

Anëtarët e rinj do të zgjidhen mes kandidatëve të renditur në tre vendet e para: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Fiona Papajorgji.

Sipas ligjit, brenda 30 ditësh Presidenti duhet të zgjedhë anëtarin në një nga 3 emrat e parë të listës. Në rast se nuk shprehet brenda këtij afati, atëherë kandidati i parë në listë konsiderohet i emëruar.

Burime pranë KED bënë me dije se në ditët në vijim pritet t’i përcillen listat e kandidatëve edhe Parlamentit për zgjedhjen e dy anëtarëve të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re