Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për mandatin e Vullnet Sinajt, që të detyrojë Kuvendin që ta dërgojë për shqyrtim.

Kujtojmë se 14 deputetë nga Grupi i PD-së depozituan në Kushtetuese kërkesën ku kërkojnë zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe subjektit kushtetues në konflikt.

Kërkesat e PD drejtuar Gjykatës Kushtetuese:

Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.

Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 5, datë 30.01.2025 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.

Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj

Në përfundim të seancës Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko