Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas zgjedhjes së dy anëtareve të rija të Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në rrjete sociale, ministrja shkruan se së shpejti Gjykata do jetë fuksionale dhe se do të reflektojë aurën e një sistemi të ri drejtësie.

Më tej, Spiropali thekson se votimi nga Kuvendi për dy anëtarët, dëshmon qartë ndarjen nga modeli i kalbur që përpiqet të bllokojë giithçka që nuk e kontrollon dot. Gjithashtu, ministrja falenderon SHBA-në dhe BE-në për mbështetjen.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese së shpejti do të jetë funksionale dhe do të reflektojë më së miri aurën e një sistemi të ri Drejtësie.

Votimi nga Kuvendi me 105 vota i dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tregoi jo vetëm vendosmërinë tonë për të qëndruar në koherencë me atë ç’ka duan qytetarët e ç’ka Shqipërisë i duhet prej vitesh, por dëshmoi qartazi ndarjen njëherë e mirë nga modeli i kalbur që përpiqet të bllokojë giithçka që nuk e kontrollon dot.

Falenderim i veçantë edhe për partnerët tanë historik, SHBA-BE për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhë jetësimit të kësaj

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re