Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e shkarkimit nga detyra të Presidentit Ilir Meta pas vendimit të Parlamentit të legjislaturës së kaluar, që miratoi me 104 vota shkarkimin e tij.

Në seacën e Gjykatës Kushtetutese janë të pranishëm kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, si dhe përfaqësuesi ligjor i Presidencës.

Kujtojmë se Kuvendi ka konstatuar 16 shkelje nga ana e Metës , që sipas socialistëve me thirrjet e tij ka shkaktuar trazira në vend gjatë vitit të kaluar por dhe ka cënuar marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe shtete të tjera.

Për shkarkimin e Metës duhet që 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të votojnë pro nga 7 anëtarë që janë aktualisht në përbërje të saj, nga 9 që duhet të jenë në përbërje të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko