Në debatin e fortë për radhën, afatet dhe mënyrën se si bëhet dekretimi dhe betimi i Gjykatës kushtetuese ka dhënë më në fund mendimin e tij edhe Komisioni i Venecias.

Opinioni paraprak për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka rrëzuar pretendmet e qeverisë se presidenti ka shkelur ligjin.

Komisioni i Venecias konstaton se mënyra e veprimit të KED të përfaqësuar nga kreu i saj Dvorani është e dyshimtë. Ai i ka dhënë një goditje edhe shumicës parlamentare duke arritur në përfundimin se ligji për ndryshimin e betimit tek Presidenti është antikushtetues. Sipas Komisionit të Venecias, Presidenti Ilir Meta ka vepruar sipas gërmës dhe logjikës kushtetuese.

Nga ana tjetër, Venecia konstaton se nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit, pasi veprimet e tij kanë qenë në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës.

“Duke qenë se presidenti ka vepruar në përputhje me Kushtetutën nuk ka vend për shkarkimin e tij”,thuhet në paragrafin 104 të draft opinionit të Komisionit të Venecias.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re