Arrest me burg vendosi gjykata e posaçme për Ergys Ahmetajn, ndërsa burg me afat 30 ditë togat e zeza dhanë për dy të arrestuarit e tjerë Andi Basha dhe Gëzim Kusi.

 

Të rinjtë u kapën nga policia pasi tentuan të mashtronin një person, duke i kërkuar 40 mijë euro.

 

Sipas dosjes hetimore, tre të rinjtë i kërkuan shumën e madhe një qytetari, ky i fundit i afërm i një administratori të një kazinoje në Tiranë. Të arrestuarit i thane qytetarit se paratë ishin porosi e kreut të kadastrës Artan Lame.

 

Gjithashtu në komunikimin e të rinjve përmenden edhe Bajrat e Shkodrës, ku sipas mesazheve janë këta që vendosin për gjobat. Qytetari, pasi pikasi se ishte mashtrim, lajmëroi menjëherë policinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re