Gjykata vendos masën arrest me burg për Hektor Xheçuka, vrasësi i dyshuar i Emiljano Boçit. Vendimi është marrë këtë të enjte 32-vjecari dyshon se ai është dhe autor i disa vrasjeve të tjera me pagesë.
Pas një hetimi disa mujor, Hektor Xhecuka u identifikua nga forcat policore më datë 5 nëntor, teksa udhëtonte nga Greqia për në Shqipëri. Sipas burimeve policore të Report Tv, Hektor Xheçuka lëvizte shpesh në intenerarin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni dhe Greqi. Madje, në shumë raste ai kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke mos u regjistruar në sistem.
30-vjeçari u soll nën masa të rrepta sigurie në Tiranë dhe përpara hetuesve, Hektor Xheçuka nuk ka pranuar vrasjen e Emiljano Boçit. Ai është shprehur përpara hetuesve se nuk ka lidhje me këtë vrasje.