Gjykata e Elbasanit vendos masën e sigurisë arrest me burg për 80-vjeçarin Xhevit Sinani, i cili pasditen e së premtes vrau gruan dhe vëllanë. Në dëshmine e tij para gjykatës 80-vjeçari ka qenë i paqartë në deklarata.

 

Ai thotë se ka qenë në shtëpinë e të vëllait, e ka gjetur këtë të fundit në oborr.

 

Xheviti: Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, më pas kishte dalë në oborr dhe ishte rrëzuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë.

 

Pyetje: Ti ke vrarë njeri?

 

Xheviti: Jo s’kam vrarë njeri.

 

Sipas avokatit të caktuar kryesisht nga gjykata, 80-vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re