Subscribe

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e kërkuara nga organi i akuzës për 21 personat e dyshuar si trafikantë nderkombetare të drogës qe perdornin shqiperine si vend tranzit për të realizuar shpërndarjen e lëndëve narkotike.

 

Operacioni “Coast to Coast”, çoi pas hekurave 20 persona të cilët tashmë do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. ndaj të vetmes grua të përfshirë në trafik, togat e zeza caktuan arrest në shtëpi, ndërsa një tjetër vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar. Kokaina, heroina dhe hashashi, sipas dosjes voluminoze prej 105 faqesh, prodhoheshin në Amerikë Latine, Siri dhe Turqi.

 

Nga tabulatet e përgjimeve të zbardhura zbulohet biseda mes dy personave që janë vënë në pranga Sulo Pajo dhe Artur Sulaj, të cilët komunkojnë për udhëtimet drejt Turqisë. Ajo që vihet re është kërkesa e tyre për një mjet shtesë për të kryer trafikimin e lëndëve narkotike pasi një mjet i vetëm nuk arrin t’i përmbushë nevojat për trafikim masiv të drogës që vinte nga Turqia.

 

Një tjetër moment nga dosja hetimore është edhe referimi i drogës nga Artur Sulaj dhe Besnik Ruçi, si vezë dhe se trafikantët e përdornin këtë kod mes njëri-tjetrit kur flisnin për oraret e kalimit, sasinë apo vendin ku është fshehur.

 

Po këto transkriptime tregojnë edhe sesi, Shpëtim Pjeshka, i arrestuar, i drejtohet me fjalor banal punonjësit të policisë, kur u konstatua prej tij me disa kilogramë droge.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re