Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë Ismail Morin, i njohur ndryshe dhe si Ballist Morina, i cili u ndalua ditën e finales së Konferencë League, teksa po hynte në Shqipëri.

Ndaj Morinës kishte urdhër arresti, pasi kishte edhe 5 muaj burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë sot Gjykata e Durrësit ka pranuar që të gjykojë të lirë Morinën, duke e liruar nga burgu.

“Vendim revokimi për vendimin penal në mungesë. Procedurat e mëtejshme duhet t’i bëjë Gjykata e Apelit në Durrës, e cila është gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen e gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. U pranua kërkesa e tij për lirim.

Do të jetë i lirshëm sepse hetimi për të ka mbaruar tashmë. Ai ka një vendim dënimi dhe i mbeten pa vuajtur 5 muaj e 12 ditë, të cilin do ta konvertojë me shërbimin e provës”, tha avokati Gramoz Lika.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re