Trashëgimtari i fronit të Samsung Jay Y. Lee u la i lirë nga gjykata e apelit ditën e Hëne një lëvizje e cila tronditi mbarë skenën politike të vendit gadishullor.

Vetëm pak ditë përpara se Koreano-Jugorët të fillonin përgatitjet për mbajtjen e Lojërave Olimpike Dimërore, vendimi shkaktoi një debat të ashpër publik.

Ishte pikërisht kjo ngjarje e cila çoi në shkarkimin e presidentes Koreane Park Geun-hye vitin e kaluar. Lidershipi i ri premtoi ti jepte fundi pushtetit të konglomeratëve familjarë.

Gjykata e Lartë e Seulit dënoi me 2 vite e gjysëm burg Lee për akuzat të korrupsionit duke reduktuar vendimin e parë në gjysmë.

49 vjeçari Lee është trashëgimtari i një prej perandorive korporative më të mëdha në botë. Ai u arrestua në Shkurt të vitit të kaluar. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re