Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar nga burgu babë e bir, të cilët akuzoheshin për vrasjen e kushëririt të tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rabije në 6 shtator 2018 ku babë e bir, Et’hem e Dino Muhaj u akuzuan për vrasjen e Aleks Muhajt.

Ata janë ënë në arrest shtëpie pasi gjykata pranoi kërkesën e avokatit, sipas të cilit kishte kaluar koha e paraburgimit.

Dy të akuzuarit u arrestuan në shtator të vitit 2018. Procesi po gjykohej nga Gjykata e Fierit që në 2.5 vite nuk dha vendim të formës së prerë për të akuzuarit duke djegur afatet ligjore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re