Gjykata e Krujës ka liruar me kusht Genc Tafilin, vëllai i Admir Tafilit. Ai ishte i dënuar me 25 vite burg për përfshirje në vrasjen e kolonelit të policisë Arben Zylyftari. Tafili kishte kryer 17 vite burg në Fushë-Krujë ndërsa vendimi për lirimin e tij me kusht u mor nga gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha.
 
Rasti u  ankimua nga prokuroria e Krujës. Sipas organit te akuzës vendimi është marre ne kundërshtim te hapur me ligjin. Ndërkohe, presidenti Meta ka urdhëruar këshillin e larte te drejtësisë qe te nise menjëherë inspektimin për rastin ne fjale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re