GJKKO ka liruar nga burgu ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, duke e lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” .

Vangjush Dako, ish- kryetari i Bashkisë së Durrësit, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre në bashkëpunim në dy raste.

Lexo edhe :Related Posts

SPAK thotë se momenti i parë që Vangjush Dako ka abuzuar me postin e kryetarit ka të bëjë me dhënien e një lejeje për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në vitin 2014, dy vjet pasi ai ishte ngritur.

Rasti i dytë që çoi në prangosjen me 6 qershor 2023 e përfundimisht në marrjen si të pandehur të ish- kryetarit të bashkisë së dytë më të madhe në vend, lidhet me procedurat e prokurimit të shëtitores së Durrësit nga Bërryli në Currila në vitin 2014.

Për të, SPAK thotë  se bashkia kishte një fond limit prej 21 milionë lekësh. Ndonëse, Kontrolli i Lartë i Shtetit, i bëri të ditur Bashkisë Durrës në vitin 2015 se ishte bërë një gabim në përllogaritjen e shumës që Komisioni Kontraktor kishte bërë, në mënyrë që të rikuperohej dëmi ekonomik, faturat vijuan të paguhen. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re