Gjykata e Durrësit nuk pranon kërkesën per ekstradimin e shtetasit Muhammed Ajdomush, te shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga drejtësia turke. Seanca u zhvillua nen masa te larta sigurie.
 
Me kërkesën e Ambasadës Tuke ne Tirane, oficere te policisë te maskuar dhe te veshur me antiplumb rrethuan gjykatën, ndërsa shqyrtohej çështja. Pasi dëgjoi palet trupa gjykuese rrezoi kërkesën per ekstradim, duke lëne te lire 39 vjecarin.
 
Ndaj tij ishte lëshuar nje urdhër arresti ndërkombëtar, pasi nje gjykate ne Turqi ka caktuar masën “arrest me burg” per te, me akuzën “pjesëmarrje ne organizate terroriste”. Shtetasi turk është proceduar si aktivist i lëvizjes guleniste.
 
Ajdomush u ndalua disa dite me pare ne portin e Durrësit, se bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Ata ishin duke u përpjekur te kalonin kufirin per ne Itali, me dokumente te falsifikuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re