Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhemal Lokën me akuzën se ka shtyrë drejtvetëvrasjes bashkëshorten e tij, Bedrie Loka. Vendimi erdhi pas pretencës së prokurorit, Ilir Hoxha, i cili tha se ka prova që konfirmojnë akuzën ndaj Lokës.

Ndërkohë, avokati mbrojtës tha se akuza është mbështetur vetëm te dëshmitë e familjarëve të Bedrie Lokës dhe jo në prova konkrete.

Lexo edhe :Related Posts

Ndërkohë, me vetë, Vizionplus.tv zbardhi detaje nga dosja hetimore mbi vetëvrasjen e 41-vjeçares.

Mësohet se familjarët e kanë marrë 41-vjeçaren dhe dërguar me urgjencë në spital pasi e gjetën pa ndjenja në shtëpi. Rezulton, ashtu siç deklaron edhe avokati, se Bedrie Loka është përmendur njëhërë në spital dhe ka komunikuar me vajzën e madhe duke i kërkuar falje për veprimin e bërë.

Në lidhje me përmendjen e saj në spital flet edhe bashkëshorti, Xhemal Loka, i cili thekson se ka patur një komunikim të shkurtër me Bedrien duke e pyetur se përse kishte pirë fostoksinë dhe ajo i është përgjigjur se ishte prekur shumë nga videot në Tik Tok.

Bedrie Loka vrau veten në 2 janar, por ngjarja shkaktoi debat të madh pasi prokuroria filloi të hetonte në dy pista: Atë të vetëvrasjes pas denigrimit në rrjetet sociale dhe vetëvrasjes pas dhunës në familje.

Familja e bashkëshortit këmbëngul në faktin se Bedrie Loka vrau veten pas fotove denigruese që i kishin nxjerrë në rrjetet sociale, ndërkohë që vëllezërit deklarojnë se ajo dhunohej nga bashkëshorti.

Nisur nga këto deklarime si edhe pasi gjetën armë në shtëpinë e Xhemal Lokës, policia e arrestoi atë duke e akuzuar se kishte shtyrë gruan drejt vetëvrasjes. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re