Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pasi Gjykata e Lartë muajin e kaluar ndaloi abortin, presidenti Joe Biden nënshkroi dje një urdhër ekzekutiv për të mbrojtur të drejtën e grave për abort por edhe për përdorim të kontraceptivëve.

Por urdhëri i Biden është i kufizuar, ai nuk përfshin mbrojtjen e grave në të gjithë vendin, pasi 10 shtete tashmë kanë vendosur kufizime të rrepta ndaj tij.

Biden para nënshkrimit të urdhrit foli me fjalë të ashpra ndaj Gjykatës por edhe ndaj Republikanëve.

 

JOE BIDEN

PRESIDENTI I SHBA

Vendimi i Gjykatës së Lartë ishtë një vendim i tmerrshëm, krejtësisht i gabuar, i cili nuk ka bazë në Kushtetutën Amerikane, por është thjesht një ushtrim i pushtetit politik. Ne nuk mund të lejojmë që një Gjykatë e Lartë jashtë kontrollit të na privojë nga të drejtat tona.

 

Biden u beri thirrje amerikanëve të votojnë për zgjedhjet e Kongresit në nëntor në mënyrë që ligje të tilla të mos caktohem më. Presidenti i kërkoi gjithashtu Kongresit të miratojë një ligj kombëtar mbi abortin.

 

Në një shkrim në twitter presidenti i quajti Republikanët ekstemistë që heqin të drejtat e grave.

 

JOE BIDEN

PRESIDENTI I SHBA

Republikanët ekstremistë jo vetëm që kanë luftuar për të hequr të drejtat tona, por janë të vendosur të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur.

 

Urdhëri i Biden udhëzon Departamentin e Shëndetësisë që të ndërmarrë veprime për të mbrojtur abortin me ilaçe, por ekspertët thonë se pilula që përdoret për të ndërprerë shtatzëninë e hershme nuk ka gjasa të lëshohet pa recetë. Urdhri synon gjithashtu të mbrojë privatësinë e grave të cilat udhëtojnë në shtete ku aborti lejohet.

 

Ndalimi i abortit nga Gjykata e Lartë ka shkaktuar shumë reagime dhe protesta në mbarë SHBA-të.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë