Skip to content

Gjykata nuk ‘pyet’ për pamjet filmike, lë në burg të dyshuarin për tritolin në banesën e Armando Dukës

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arlen Hasanajn, personin e dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të FSHF-së, Armando Duka.

Avokati mbrojtës i Hasanajt, Ilia Ilia, tha se vendimi është tërësisht joligjor dhe i gabuar, pasi klienti i tij ka dhënë prova përmes pamjeve filmike, se ka qenë në një vend tjetër, në momentin kur është vënë tritoli në banesën e Dukës.

Ilia tha se mbajtja në burg e Hasanajt, bëhet për të pasur një fajtor, ndërsa përmendi dhe presionet politike për këtë çështje.

Ilia u shpreh se është qartësisht e dukshme, në krahasimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, se Hasanaj dhe autori i vendosjes së tritolit kanë veshje të ndryshme, dhe klienti i tij nuk ka pasur asnjë arsye që të kryejë këtë akt ndaj banesës së Dukës.

Vetë Hasanaj ka mbajtur qëndrim mohues për autorësinë e ngjarjes, ndërkohë që dhe vetë Duka ka thënë se nuk ka pasur asnjë njohje apo konflikt me autorin e dyshuar.

Megjithatë, Gjykata ka vendosur që Hasanaj të vijojë të mbahet në një masë sigurie me karakter shtrëngues. Avokati tha se çështja do të apelohet prej tyre.

Dalin detaje të reja/ Eksplozivi në banesën e Armand Dukës, autori i dyshuar Hasanaj kërkon pafajësinë, ishte në qendër tregtare në momentin e shpërthimit (Fax News siguron pamjet filmike)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb