Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur pezullimin për procesin në lidhje me regjistrimin e statutit të dy shtatorit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, duke pranuar kërkesën e deputetëve  të drejtuar nga Gazmend Bardhi.

Gjyqtari Niko Rapi argumentoi nëpërmjet këtij vendimi se nuk mund të bëhet asnjë lëvizje tjetër deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së vulës dhe logos.

Gjykata konstatoi se pa u zgjidhur konflikti që është në Gjykatën e Lartë mbi Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit 2021 të thirrur nga Berisha, nuk mund të zhvillohet dhe të konsiderohet i vlefshëm asnjë Kuvend Kombëtar i mëpasshëm apo një Statut i ndryshuar.

“Pezullimin e gjykimit të çështjeve civile me numër regjistri 1055,  datë 04/09/2023, me kërkures Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqëse nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pala tjetër, Partia Demorkatike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, me objekt, pasqyrimin e statutit të Partisë Demokratike, në Kuvendin Kombëtar, 02/09/2023, deri në vendim të formës së prerë”,thuhej në vendimin e marrë nga gjykata.

Grupi i deputetëve të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi është njohur si palë nga Gjykata e Tiranës, duke përfaqësuar kështu në gjykim Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ata kanë kërkuar nga gjykata pezullimim e çështjes, kërkesë që është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Më herët përfaqësuesit e Bashës kanë kërkuar shpalljen e falsifikimit të dokumenteve që lidhen me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të 27 korrikut, të thirrur nga Gazmend Bardhi. Nga ana tjetër pala e Bardhit dhe Berishës kanë deklaruar se kjo kërkesë është objekt i një çështje tjetër gjyqësore. Sakaq gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë për shkak se është objekt në një tjetër gjykim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re