Gjykata Administrative i ka rrëzuar kërkesën turkut Selami Simsek për sigurimin e padisë.

Sipas News 24 pas këtij vendimi i hapet rrugë dëbimit të Simsek nga Shqipëria pasi ai kishte kërkuar që mos ekzekutohej vendimi i Komisioni Kombëtar për Azilin e Refugjatët.

Simsekut i është rrëzuar kërkesa në Shqipëri për azil ndërkohë që është në kërkim nga Turqia.

Gjithsesi ai ka pesë ditë kohë që ta apelojë vendimin dhe avokati i tij Elton Hyseni ka konfirmuar se do e apelojë vendimin.

Selami Simsek u arrestua korrikun e vitit të kaluar me një vizë kanadeze false në Rinas, së bashku me mësuesin Harun Çelik. Ata pretenduan se po arratiseshin, pasi përndiqeshin nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen.

Më 1 janar, Shqipëria dëboi Harun Çelik pavarësisht thirrjeve të tij në kërkim të azilit.

Simsek u dënua më 27 janar nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg, ndërsa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se pranoi fajin dhe shprehu pendesë.

Ai u lirua nga burgu pasditen e 9 marsit 2020 dhe u shoqërua në Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Karreç ku vijon të qëndrojë edhe sot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re