Gjykata e Posaçme ka rrëzuar Operacionin Forca e Ligjit dhe SPAK sa i takon kërkesës së këtyre të fundit për sekuestrimin e pasurisë së Altin Hajrit.

Gjykata deklaron se pasuria e Hajrit nuk duhet sekuestruar dhe konkretisht kompleksi Golden në Shijak nuk do i kalojë në pronësi shtetit, pasi Hajri ka burime të justifikuara për këtë pronë.

 

Altin Hajri ishte një nga personat që u vendos në lupën e OFL duke iu skanuar pasuria pasi kishte dyshime se ishte krijuar nga veprimatria kriminale.

Pas hetimeve,ben te ditur Vizion Plus, edhe SPAK dërgoi dosjen pranë gjykates duke kërkuar sekuestrim e pasurisë.

 

Operacioni kundër Altin Hajrit nisi pas rrëmbimit dhe ekzekutimit të Jani Prengës pikërisht në kompleksin Golden. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia.

 

Aktualisht Golden Resort është nën menaxhimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara. Pritet që SPAK të kalojë dosjen pranë Apelit dhe nëse ai lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, atëherë prona i kthehet Altin Hajrit.

 

Altin Hajri dyshohet se ka rrëmbyer më 17 janar 2020, Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë, dhe më pas e kanë transportuar drejt kompleksit Golden ku dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

 

Për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, u arrestua Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Doçaj. Aktualisht në burg ka mbetur vetëm kopshtari i kompleksit Golden Festim Bexhdili. Ndërsa në kërkim janë Altin Hajri dhe Gentian Doçaj.