Gjykata mori vendim shtyrjen e seancës për gjykimin e rastit të denoncimit të bërë nga banorët për ndërimin e landfillit në Përmet. Në argumentet e banorëve, theksohej se ky landfill po ndërtohej në një zonë të mrbotjur. Ndërsa në mbështetje të tyre, ka qenë edhe ambientalisti Sazan Guri i cili tha se seanca ishte shtyrë për në datën 15 me arsyetimin se mungonin 3 kompanitë që do ndërtonin këtë landfill.

Ambientalisti, Sazan Guri: Këta janë në një zonë të mbrojtur. Ndërkohë që 200 metër është zona e mbrojtur. Prapë nuk vendoset diçka që ka të bëjë me betonet. Pra gabimi i parë, brenda zonës së mbrotjur. Është 500 metra larg depozitës bashkiake për ujin. Do të thotë që ky landfill, është 100 metra larg lumenjve. Por këta lumenj e përmbysin këtë landfill në rastin kur bie shi gjatë dimrit. Më tej, nuk ka shtresë poshtë. Janë 2-3 kompani të bëra në një. Nuk e di përgjegjësinë e saj por si mund të pranohen projekte të tilla kur shkelet hapur zona e mbrojtur.

Mungonin 3 kompanitë të cilat i kemi hedhur në gjyq së bashku me ministrinë e Mjedisit dhe bashkinë e Peqinit. E pranuam shtyrjen e seancës por nuk kanë ku të venë, se do të bllokohet se s’bën ndërtimi i këtij landfilli.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re