Ditën e sotme në orën 15:00 Gjykata e Elbasanit vendos masën e sigurisë për Nuredin Dumanin i cili akuzohet për të paktën 7 vrasje. Gjyqtarja e çështjes është Matilda Fetau, ndërsa prokurori Kreshnik Ajazi.

Dumani ndodhet në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë për shkak se ishte i plagosur dhe u detyrua të kryente një ndërhyrje kirurgjikale. Dumani ka marrë dy plumba si pasojë e armës së zjarrit, njërin në shpatull, dhe tjetrin në mushkëri. Mjekët që e kanë trajtuar në banesë i kanë thënë Dumanit, se duhej të merrte medoemos mjekim spitalor, për shkak të gjendjes së rëndë.

Policia e Elbasanit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me bluzat e bardha që u arrestuan, pasi i dhanë ndihmën mjekësore Nuredin Dumanit. Në mesin e të arrestuarve është dhe e dashura 20-vjeçare e Dimanit, e cila është me origjinë nga Kosova.

Flokë të gjata kaçurrel, me mjekër te prerë me formë. Duket se ky ishte “look-u” i ri që kishte zgjedhur Nuredin Dumani një nga më të kërkuarit e policisë, për t’i shpëtuar Drejtësisë.

Dumani kishte disa ditë që kishte hyrë në territorin e Shqipërisë sepse strehohej në Kosovë. Policia posedonte një foto të vjetër të Nuredin Dumanit e dal nga sistemi TIMS, por në fakt ngjashmëria mes fotos që policia posedonte dhe pamjes aktuale të Nuredin Dumanit ishte krejtësisht ndryshe.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re