Trajneri portugez, Jose Mourinho, e ka pranuar një dënim prej 12 muajsh burgim dhe gjobitje me 2.2 milionë euro, pasi e pranoi akuzën për evazion fiskal. Megjithatë, Mourinho, nuk do ta vuajë dënimin me burg, pasi ligji spanjoll ia lejon një gjë të tillë të dënuar me më pak se dy vjet burg.

56-vjeçari akuzohej se nuk i kishte paguar taksat në vlerë prej 3.3 milionë eurosh. Portugezi nuk i kishte treguar përfitimet financiare nga shitja e të drejtave të imazhit, gjatë kohës kur ishte trajner i Real Madridit.

Edhe pse ai është dënuar me 12 muaj burg, portugezi nuk do të kalojë asnjë ditë në burg për shkak se dënimi është më i vogël se dy vjet.

Në vitin 2016, përfaqësuesit e Mourinhos e kishin publikuar një deklaratë ku ata insistonin se portugezi kishte qenë plotësisht transparent me obligimet e tij sa i përket pagesave të taksës.

Akuzat e para për këtë gjë ishin bërë pasi ishin publikuar artikujt e parë të Football Leaks. Megjithatë, Mourinho kishte arritur marrëveshje me prokurorët spanjollë vitin e kaluar dhe kjo marrëveshje u ratifikua sot në Gjykatë.

Mourinho e mbante pozitën e trajneri të Real Madridit nga vitit 2010 deri në fund të sezonit 2012/13. Krimet për të cilat akuzohej besohet se ishin kryer gjatë vitit 2011 dhe vitit 2012.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re